Nevojat personale, tani meshkujt shpëtuan!
Një krijim i ri tregon për një pajisje e cila mundëson urinimin brenda një qeseje plastike, që mund të mbahet gjatë gjithë ditës. Nëse keni ngecur ndonjëherë në trafik dhe e keni patur të nevojshme të shkoni në tualet, kjo është pajisja që keni pritur.
Krijuesit e “qeses së urinës” pretendojnë se orët e mjerimit tashmë do të përfundojnë. Ata shprehen se “Hewee Go Active" është zgjidhja ideale për çdo njeri për tu lehtësuar duke urinuar pa vajtur ne tualet. Kjo për shkak se ajo mund të vihet në mëngjes dhe mund të mbahet veshur gjatë gjithë ditës. Pajisja bën të mundur futjen e penisit në një nga tre pjesët e kësaj pajisjeje, në pjesën kryesore. Më pas bëhet urinimi e cila shkon në qesen plastike e cila është rezistente. Qeset plastike vijnë në 3 madhësi të ndryshme, 30, 35 dhe 40 mm të cilat mbajnë vlerën e një pijeje të lëngshme. Pajisja ka ngjashmërinë e një prezervativi të zakonshëm, i cili vjen u përshtatet madhësive të ndryshme./tvklan.al