“New Rules” e Dua Lipës arrin mbi 1 miliard dëgjime
Tashmë arritjet e Dua Lipës janë bërë të përditshme. Kënga e saj “New Rules”, ka arritur të dëgjohet mbi 1 miliard herë edhe në platformën muzikore “Spotify”.
Ndërkohë Dua ka falenderuar të gjithë ata që dëgjojnë muzikën e saj, përmes një postimi në Instagram.
“New Rules”, u publikua në Korrik të vitit të kaluar dhe në YouTube, është shikuar mbi 1.5 miliard herë.
Klan Plus