New York Times: Kosova, tokë pjellore për ISIS


New York Times: Kosova, tokë pjellore për ISIS

15:00 22/05/2016

Gazeta prestigjoze amerikane, “New York Times” i ka kushtuar një reportazh fenomenit të radikalizmit fetar në Kosovë që ndikohet me anë të financimeve që vijnë nga Arabia Saudite.

“Çdo të premte, pak kilometra nga statuja e Bill Klintonit, që ka ngritur krahët duke përshëndetur, qindra të rinj me mjekra gjunjëzohen në trotuar, për t’u falur jashtë një xhamie  të improvizuar, në ndërtesën e dikurshme të një magazine mobiljesh”.

Kështu e nis shkrimin gazeta amerikane, që vë në dukje shndërrimin e Kosovës, nga një popull pro amerikan në një shoqëri të rrezikuar nga radikalët islamikë.

“Që nga ajo kohë edhe nën sytë e zyrtarëve amerikanë paratë dhe influenca e Arabisë Saudite e kanë transformuar këtë vend, dikur një shoqëri myslimane tolerante, në një burim të ekstremizmit islamik dhe një rrugëkalim për xhihadistët.

Në dy vitet e fundit 314 kosovarë mes të cilëve dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë i janë bashkuar Shtetit Islamik shkruan“New York Times”.  Në dy vjet hetime, 67 vetë janë vënë para drejtësisë në Kosovë, 14 imamë janë arrestuar dhe 19 organizata janë mbyllur. Në shkrimin e “New York Times” janë edhe disa kosovarë që kanë shkruar në Siri.

Tv Klan






Të ngjashme