New York/Haki Çako në samitin e Shefave të Policisë të Kombeve të Bashkuara
Në Samitin e Shefave te Policisë të Kombeve të Bashkuara, i cili po mbahet në New York, SHBA, lidhur me rolin e Policisë së Kombeve të Bashkuara dhe të forcave të zbatimit të ligjit në misionet paqeruajtëse, i pranishëm është dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Haki Çako.
Ky samit nën logon “Shërbe dhe mbro të ndërtojmë paqen dhe sigurinë”, mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe u përshëndet nga zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zoti Jan Eliasson.
Çështjet që do të diskutohen janë ato të sfidave të krimit global dhe operacionet paqeruajtëse të UN, për rritjen e profesionalizmit dhe eleminimin e bollshllëqeve, si dhe ecuria në të ardhmen e UN COPs./tvklan.al