Neymar feston 29 vjetorin e lindjes
Neymar ka festuar të premten ditëlindjen e tij të 29. Ylli Brazilian ka organizuar një festë modeste në ambientet e shtëpisë së tij, me një numër të kufizuar pjesëmarrësish, kryesisht njerëzit e tij më të afërt, duke respektuar rregullat.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, ka qenë urimi që ylli brazilian ka marrë prej modeles Katerina Safarova, me të cilën është përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie.
Edhe pse po shijon pushimet në skajin tjetër të botës, në Punta Cana, modelja bukuroshe nuk ka harruar t’i bëjë një urim futbollistit në ditën e tij të lindjes. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të të dyve, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë zemre për yllin e PSG.
Klan News