Neymar nuk largohet nga PSG


Neymar nuk largohet nga PSG

14:40 13/05/2018

Neymar nuk do të lëvizë nga PSG. E garanton Presidenti i skuadrës franceze, Nasser al Khelaifi.

“Më vjen të qesh me këto lajme. Ai ka një kontratë prej 4 vitesh, do të qëndrojë këtu me 2000%. Jam i sigurtë që do të qëndrojë”.

Lajmet në gadishullin iberik se ai nuk është përshtatur me Parisin dhe kërkon të rikthehet në Spanjë, u shuan nga kreu i klubit. Dukej se ishte shumë pranë një tjetër çmenduri finaciare me kalimin e brazilianit tek Real Madrid.

Madje mediat spanjolle treguan edhe fakte për takime mes tij dhe përfaqësuesve të Florentino Perez. Së fundmi, ishin mediat britanike që shkruanin se në gjurmët e Neymar ishte edhe Manchester United madje kishte bërë gati 200 milionë Paund për ta kryer kështu një tjetër rekord botëror në transferimet e futbollistëve.

Tv Klan






Të ngjashme