Nga dëmtimi i rëndë te medalja olimpike
Një histori e jashtëzakonshme është ajo e kanadezit Mark McMorris. Marsin e kaluar sportisti që garon në disiplinën e snowboard pësoi një aksident gjatë stërvitjes ku pësoi 17 fraktura të rënda.
Këmbëngulja e shpërbleu me medalje bronzi në Olimpiadën Dimërore të këtij viti. McMorris tregoi vendosmërinë e tij dhe se asgjë nuk është e pamundur. Në këtë garë fitues u shpall 17-vjeçari amerikan Redmond Gerard.
Në Lojërat Olimpike Dimërore Kore e Jugut 2018 po vendosën edhe rekordet e para. Holandezi Sven Kramer hyri në histori duke fituar të artën e tretë radhazi dhe përmirësoi rekordin e tij olimpik në garën e 5 mijë metrave në patinazhin e shpejtësisë. Koha e tij ishte 6 minuta, 9 sekonda e 76 të qindtat. Lojërat Olimpike Dimërore do të zgjasin deri më 25 Shkurt.
Tv Klan