Nga Japonia në Amerikë me not


Nga Japonia në Amerikë me not

23:29 05/06/2018

Pas 6 vitesh stërvitje, një notar francez ka vendosur të kalojë oqeanin paqësor me not. Ben Lecomte do të niset nga Japonia drejt brigjeve perëndimore të Amerikës. Për këtë udhëtim, 51-vjeçari do të notojë të paktën 8 orë gjatë ditës, më pas vjen çlodhja në anije. Mendohet se udhëtimi do të zgjasë rreth 6 muaj.

Ben tregon se këtë nismë e ka marrë për të ndërgjegjësuar njerëzit për ndryshimet klimatike.

Frika e ekspertëve për këtë sfidë janë dhe fenomenet natyrore, si stuhitë e forta, temperaturat e ulëta. Një tjetër rrezik janë edhe peshkaqenët dhe kandilat e detit.

Udhëtimi i tij prej 9 mijë kilometrash do të ndiqet dhe nga një grup shkencëtarësh. Ata do të studiojnë mbetjet plastike në oqean gjatë kësaj aventure të 51-vjeçarit, efektet e ushtrimeve ekstreme ndaj zemrës. Shkencëtarët do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe ndikimit në oqean të shpërthimit të centralit bërthamor të Fukushimas.

Në vitin 1998, Ben Lacomte notoi për 73 ditë duke përshkuar 6400 km. Atëherë kishte deklaruar se nuk do ta përsëriste më kurrë këtë gjë. Por pas 2 dekadash, ka ndërruar mendje dhe i është rikthyer pasionit të tij me sfidën e re. Ai thotë se është përgatitur mirë si fizikisht ashtu dhe mendërisht.

Klan Plus






Të ngjashme