Nga Marsi oficerë sigurie në çdo shkollë


Nga Marsi oficerë sigurie në çdo shkollë

17:00 12/02/2018

Brenda muajit Mars në 15 shkolla të kryeqytetit do të aplikohet një projekt pilot që do të përfshijë një oficer sigurie në çdo njërën prej tyre.

Projekti u prezantua nga vetë kryeministri në gjimnazi ‘Qemal Stafa’.

Rama shpjegon nevojën që ka përfshirja e oficerëve në ambientet e shkollave të cilët nuk do të jenë thjeshtë policë por një urë ndërmjetësimi mes komunitetit të mësuesve, prindërve dhe nxenësve.

Kryeministri Rama:

“Nuk është një eksperiment që e kemi shpikur ne. Është një përvojë shumë e suksesshme. Mënyra sesi programi është organizuar do të na çojë drejt pasjes së një, dy ose tre oficerëve të sigurisë të cilët do të shoqërojnë të gjithë procesin e bashkëjetesës në shkollë. Oficerët e sigurisë do të jenë persona të shkolluar, që do të kenë kaluar Akademinë e Sigurisë, persona të trajnuar për këtë detyrë”.

Personat e përzgjedhur për këtë projekt duhet të kenë mbaruar Akademinë e Sigurisë ose duhet të jenë trajnuar nga kjo akademi.

Tv Klan






Të ngjashme