Ndalen fluturimet me Anglinë dhe Gjermaninë
Vijon normalisht linja me Vjenën
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po njeh këto ditët më të qeta në historinë e tij. Udhëtimet me shumë prej qendrave evropiane janë ndërprerë. E fundit është Britania e Madhe.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se duke filluar nga mesnata e së hënës do të ndërpriten fluturimet me ishullin britanik në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Janë ndaluar edhe fluturimet me Gjermaninë ndërsa vijojnë ndërkohë udhëtimet me Stambollin dhe Vjenën.
Të parat fluturime që u ndaluan ishin ato me Italinë për të vijuar më pas me disa vende fqinje si Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Tv Klan