Nga nesër Parku Rinia do të ketë pamje të re (14 Prill 2001)


Nga nesër Parku Rinia do të ketë pamje të re (14 Prill 2001)

11:49 14/04/2001

Këto janë pamjet e Parkut Rinia, një ditë përpara aksionit për prishjen e tij. Siç shihet edhe ata pak pronarë lokalesh të cilët deri sot nuk kishin lëvizur, i janë futur me themeli punës për të marrë çfarë të mundin nga kioskat e tyre. Pikërisht këtu, tek ish lokali “Shqipëria”, sepse vetëm kështu mund të quhet, në hyrje të parkut do të nisë punë fadroma shkatërruese e Policisë Ndërtimore. Deri dje në mbrëmje, sipas Ministrisë së Punëve Publike, ishin vetëprishur rreth 50 ndërtime pa leje brenda Parkut Rinia.

Por, këtij numri i shtohen dhe disa të tjera të cilat u vetësakrifikuan pikërisht sot në ditën e fundit të afatit të lënë nga Havari. Pasi humbën shpresat për ndonjë lëshim, edhe këta pronarë nisën çmontimin e ish pronave të tyre për të marrë çtë mundin para se gjithçka të rrafshohet nga fadroma e cila ka dy ditë që tashmë ka ndalur në qendër të parkut.

Por, ka dhe nga ata lokale sigurisht prej betoni që nuk kanë lëvizur tullën duke pritur ditën e nesërme kur t’u drejtohet fadroma. Nesër, një tjetër pamje do të ofrohet për kryeqytetasit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme