Nga pasarelat në fushëbetejë kundër ISIS-it
Nga pasarelat në fushën e betejës kundër militantëve të ISSI-it. Ky është rrugëtimi interesant i ish-modeles kanadeze Hanna Tiger Bohman.
Bohman u është bashkuar grupeve të grave luftëtare kurde (YPJ) në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë. Ajo i tha “BBC” se beteja në Siri nuk ishte vetëm kundër grupit ekstremist, por një luftë më e gjatë për të drejtat e grave. “Ndjenja dhimbje nga brenda. Duhej të shkoja dhe ta bëjë këtë.” Ajo më tej shton se YPJ bën një betejë më afatgjatë për të drejtat e grave, dhe do ta vazhdojë këtë betejë edhe pas shkatërrimit të ISIS-it. Lidhur me luftën kundër militantëve të ISIS-it, ajo shpjegon se për të ata nuk janë njerëz “por një lloj tjetër kafshësh.” 48-vjeçarja lufton në veri të Sirisë që prej vitit 2015 dhe pavarësisht të qenit një bionde tërheqëse thotë se në luftë është trajtuar si të gjithë të tjerat. /tvklan.al