Nga sot zgjerohet zona e gjelbër
Lejohet shërbimi taksi ndërqytetas
Prej ditës së sotme hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese.
18 bashki i janë bashkuar zonave të gjelbra, të cilat janë, mes të cilave Tropoja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Ura Vjagurore, Kuçova, Berati, Poliçani, Skrapari, Devolli, Pusteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonja, Vlora dhe Selenica.
Një tjetër lehtësim është lëvizja me taksi në të gjithë vendin ku do të lejohen në një makinë 2 anëtarë të së njëjtës familje.
Më 11 maj do të nisin punën berberët dhe parukierët ndërsa nga data 18 maj do hapen baret dhe restorantet që kanë ambient të jashtëm.
Tv Klan