Nga spitali në koshin e mbetjeve!


Nga spitali në koshin e mbetjeve!

21:00 29/11/2020

Denoncimi i “fortë” në Shkodër. Spitali: Po hetojmë pretendimet

“Klan Plus ndodhet në qytetin e Shkodrës, sepse më datë 25 Nëntor, Vera telefonon ambulancën, pasi vëllai i saj ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ambulanca erdhi dhe e mori të vëllain, duke e transportuar për në Spitalin e Shkodrës. Por vetëm 24 orë ka qëndruar i shtrirë, pasi të nesërmen, ai është parë i shtrirë në koshat e mbeturinave. E gjithë ngjarja është parë nga banorë dhe kalimtarë të rastit, kur ambulanca e ka nxjerrë nga mjeti dhe e ka lënë në koshin e mbeturinave, në zonën e Xhabijes”.

Kjo ngjarje ka edhe dëshmitarë të tjerë.

Klan Plus, së bashku me motrën e të sëmurit u nis drejt vendit në të cilin pretendohet se Arben Hoti është lënë nga ambulanca.

Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, u shpreh se nuk është në dijeni të rastit, por do të hetohet nëse ky pretendim i banorëve është i vërtetë.

Familja me 4 anëtarë ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Prej vitesh kjo banesë e improvizuar është streha e tyre. Varfëria i ka mposhtur në çdo sfidë, edhe atë të dëshirës për të jetuar.

Të ardhurat e vetme i siguron Vera, duke lypur në rrugët e Shkodrës.

Klan Plus






Të ngjashme