Nga tragjedia në triumf
Chapecoense kampione e Seria B
Alan Ruschel është një prej futbollistëve të klubit brazilian Chapecoense që në 2016 i mbijetoi përplasjes së avionit ku humbën jetën pjesa me e madhe e lojtarëve dhe stafit të kësaj skuadre. Një natë më parë, ai ngriti trofeun e kampionit të Seria B, kategoria e dytë në Brazil.
Chapecoense e siguroi rikthimin në Sere A dy javë më parë ndërsa në këtë ndeshje jo vetëm që sfidonte Confiança de Aracajú, por nga ana tjetër edhe klubin América de Belo Horizonte me të cilin ishte me pikë të barabarta. America fitoi 2-1 ndeshjen ndaj Avai dhe priste rezultatin e sfidës së Chape.
Ishte minuta e 4 shtesë pas përfundimit të kohës së rregullt dhe Chape fitoi një 11-metërsh. Ishin momente dramatike pasi ky gol do ti jepte Chapecoenses fitoren e trofeut. E prisnin me ankth këtë penallti edhe futbollistët e America de Belo Horizonte
Anslemo Ramon nuk hezitoi të ekzekutonte 11-metërshin me stilin Panenka. Nga tragjedia në triumf. Kapiteni Alan Ruschel ngriti kupën edhe për të gjithë shokët e skuadrës që humbën jetën në aksidentin ajror.
Chape fitoi në një moment dramatik për shkak të golavarazhit, pikërisht me një gol më shumë se America.
Tv Klan