Ngacmoi të bijën, Prokuroria çon në gjykatë 37-vjeçarin
Rudolf Merolli u denoncua nga vajza për ngacmim seksual
Dy muaj pas arrestimit të 37-vjeçarit Rudolf Merolli, i cili u denoncua nga e bija për ngacmim seksual, Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet, duke dërguar çështjen për gjykim.
Burime nga Prokuroria thanë se Merolli gjatë fazës hetimore ka mbajtur qëndrim mohues, duke mos e pranuar akuzën për ngacmim seksual ndaj të bijës 18-vjeçare.
37-vjeçari ka pranuar që natën e ngjarjes ka qenë i dehur dhe nën efektin e narkotikëve, por nuk ishte i vetëdijshëm për përmbajtjen e bisedat që kishte bërë me të bijën.
Seanca e gjykimit paraprak për Rudolf Merollin pritet të mbahet në Shtator.
37-vjeçari nga Maliqi u arrestua pas denoncimit të së bijës e cila bëri publike disa biseda të regjistruara fshehtas në banesë, ku i ati i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale.
Tv Klan