Ngacmonte fëmijët në internet, arrestohet 37-vjeçari
Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, pas një hetimi dyvjeçar pasi akuzohet se ngacmonte fëmijët e mitur në internet. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë I. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.
“Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme. Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale”, thekson policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Policia apelon për më shumë kontroll të prindërve ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe për çdo rast të abuzimit në rrjetet sociale me fëmijët e tyre të denoncojnë./tvklan.al