Ngacmonte seksualisht nxënëset, burg për mësuesin
Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë ” burg pa afat” për Ajaz Ajazin. 63-vjeçari nga Kuçova, drejtor në shkollën “Kozare” dhe njëherësh mësues gjeografie akuzohet për ngacmime seksuale ndaj tre nxënëseve.
Togat e zeza e kanë cilësuar të ligjshëm arrestimin.
Sipas kallëzimit vajzat kanë thënë se Ajaz Ajazi i kishte ngacmuar seksualisht. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur gjatë 3 muajve të fundit./tvklan.al