Ngelën në mes të detit, shpëtohen dy vëllezërit sërfistë në Seman

Foto ilustrim

Ngelën në mes të detit, shpëtohen dy vëllezërit sërfistë në Seman

17:42 03/01/2021

Dy vëllezër janë shpëtuar ditën e sotme pasi kishin mbetur në mes të detit duke bërë sërf.

Policia ka marrë njoftimin për ngjarjen rreth orës 16:20 dhe kanë shkuar drejt bregdetit të Semanit.

Falë policisë së Fierit dhe forcave Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarë të zonës është bërë e mundur shpëtimi i E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç.

Ata janë transportuar në spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al






Të ngjashme