Ngërçi i Parlamentit (2006)


Ngërçi i Parlamentit (2006)

Autori: Blendi Fevziu

22:53 09/03/2006

Një mocion mosbesimi ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli është kthyer në mollë sherri mes maxhorancës dhe opozitës në Parlament. Prej afro dy javësh tashmë opozita ka bllokuar punimet në Parlament dhe debati ka marrë përmasa të mëdha dhe një ndër arsyet ka qenë deklarata e Topallit, e cila i kishte kërkuar prokurorit të Përgjithshëm të jepte dorëheqjen.

Sipas opozitës votimi duhej të ishte i fshehtë, por maxhoranca kërkoi votim elektronik. Për të diskutuar lidhur me këtë situatë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan politikanët Bamir Topi, Ylli Pango, Gramoz Ruci, Skënder Gjinushi.

“Është një alarm që opozita shqiptare po i jep opinionit publik shqiptar për cenim të demokracisë parlamentare. Ne bëmë një kërkesë brenda rregullave, por që u paragjykua nga maxhoranca. Maxhoranca kishte përcaktuar mënyrën se si do të bëhej votimi për Prokurorin e Përgjithshëm dhe ministrat dhe kryeministri nuk ishin ulur në vendet e tyre”, tha Ruçi.

“Është rast i paprecedentë në Parlamentin shqiptar që një kërkesë e një grupi deputetësh nga krahu i majtë merret në konsideratë dhe futet në procedurë brenda shtatë ditësh. Kjo s’ka ndodhur më parë, pati gatishmëri për të trajtuar këtë çështje”, tha Topi./tvklan.al

Të ftuar: Bamir Topi, Ylli Pango, Gramoz Ruci, Skënder Gjinushi.






Të ngjashme