“Ngisja motor pa patentë, shefi i policisë më ndoqi por u dorëzua para bukurisë sime”


“Ngisja motor pa patentë, shefi i policisë më ndoqi por u dorëzua para bukurisë sime”

18:42 13/10/2020

Balerina e njohur Joli Agolli Pararisto e cila prej 27 vitesh jeton në Amerikë ka qenë e ftuar në emisionin Rudina e cila ka folur për rolin e saj të famshëm, në filmin “Edhe kështu edhe ashtu”.

Joli ka treguar se ka qenë një ndër të paktat vajza që ngiste motor në vitet ’80 dhe ishte tabu.

Rudina Magjistari: T’i jipje motorit ishte tabu në atë kohë apo jo? Si reagonin njerëzit kur të shikonin me motor?

Joli Agolli Pararisto: Habitshëm, por kishte dhe një lloj simpatie sepse njerëzit e Tiranës janë gjithmonë simpatizantë të gjërave të reja, të paktën në atë peridhë kohe.

Rudina Magjistari: Ke pasur patentë në atë kohë, se të ngasësh një motor të madh duhet të kishe patentë?

Joli Agolli Pararisto: Mora patentën, por më përpara dilja dhe pa patentë dhe një herë më ndoqën por nuk më kapën dot. Përpara bukurisë u dorëzua edhe shefi i policisë. /tvklan.al






Të ngjashme