Ngjarja e Divjakës, Rama mbron policinë


Ngjarja e Divjakës, Rama mbron policinë

12:40 14/05/2014 Avioni-DivjakeAvioni i cili u rrëzua më 10 maj në rërën e plazhit të Divjakës, ka bërë që kryeministri Edi Rama të mbledhë drejtuesit e policisë së shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi ka informuar në mënyrë të detajuar mbi itinerarin e avionit që në momentin e nisjes deri në momentin e kapjes. Didi deklaroi se avioni që u u rrëzua në Divjakë ishte nisur nga Korfuzi dhe kishte destinacion Tiranën.

Kreu i policisë, Didi sqaroi se avioni kishte kërkuar leje për turizëm, leje e cila i është aprovuar, por në orën 13 :52 piloti italian ka zbritur pa leje në kuotën e 212 metrave lartësi. Në orën 14:20 mbërrijnë në vendngjarje forcat e policisë nga ku konfirmojnë se avioni kishte ngecur në rërë dhe piloti italian mbante në dorë dy çanta.

Në orën 14:33, patrulla identifikoi 2 automjete të ndaluara që po ngarkonin një fuoristradë, ndërkohë që një shtetas po largohej drejt pyllit me një çantë të zezë. Policia bllokoi makinat dhe u nis në kërkim të shtetasit të larguar.

Ndërsa në orën 14: 50 u identifikuan personat e ndaluar dhe pronari i automjetit ku gjendej lënda narkotike. U kontaktua me palën italiane për të verifikuar gjeneralitetet e pilotit italian dhe të dhëna për aktivitet kriminal.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se: "Besojmë tek unfirorma, mirënjohje për të gjithë krerët e policisë, për punën e madhe që kanë bërë dhe për rezultatet e prekshme. Ka qenë një përpjekje aspak e lehtë për ta kthyer policinë e shtetit pas një kohë të gjatë. Shifrat flasin vetë për punën, por më shumë se shifrat mua më entuziasmon besimi i palëkundur që kam tek uniformat . Ju inkurajoj dhe ju kërkoj me ngulm suksesin. Mjafton të mendosh një sekondë për të krahasuar burimet financiare të policisë së shtetit për të kuptuar se çfarë respekti të jashtëzakonshëm meriton kjo trupë . Kemi një polici përballë krimit që shfaqet në tokë, në det, madje në ajër me mjete të shpejta me një polici që sapo ka nisur të furnizojë me karburant flotën e saj".

tvklan.al





Të ngjashme