Ngjarja makabre: Grabitësi i vret në sy prindërit dhe e hedh të miturën bashkë me ta në liqen
Një 4-vjeçare, e cila dëshmoi vrasjen e 2 prindërve të saj, u mbyll në makinë nga vrasësi i tyre dhe më pas u hodh në liqen.
Prindërit e saj, Konstantin dhe Inna Larkov kishin shkuar për të blerë një makinë që ishte në shitje online, por u grabitën dhe pastaj u vranë kur u takuan me "pronarin" e saj. Konstantin 35-vjeç dhe Inna 32, udhëtuan 2 orë nëpër Krime, bashkë me vajzën e tyre Arina për në fshatin e vogël të Geroevskoe për të blerë makinën. Ata u takuan me 28-vjeçarin Warder Raven Samar, i cili nxori armën dhe u kërkoi atyre paratë. [caption id="attachment_366403" align="aligncenter" width="620"]Konstantin dhe Inna Larkov
[/caption] Kur Larkov u përpoq që të bënte rezistencë, ai e qëlloi atë 5 herë në kraharor dhe më pas iu kthye bashkëshortes së tij, duke e qëlluar në kraharor dhe kokë. Samar dhe miku i tij morën paratë nga çifti dhe telefonin celular të Konstantin. Ata i futën trupat e pajetë në makinë dhe e detyruan të miturën që të futej gjithashtu brenda, e më pas e hodhën makinën në liqen. Samar, i cili punonte si roje në burgun e Sevastopol, pas vrasjes u kthye në punë bashkë me armën e krimit. Sipas asaj që shkruan britanikja Metro, ishin fqinjët e familjes Larkov, të cilët të shqetësuar kishin njoftuar policinë, pasi nuk ishin kthyer në banesën e tyre në Feodosia. Nuk kaloi shumë kohë dhe detektivët arritën në gjurmët e vrasësit, i cili pranoi krimin dhe tregoi dinamikën e ngjarjes. Policia tha se në trupin e të miturës nuk kishin gjetur plagë dhe se vdekja e saj kishte ardhur si pasojë e mbytjes. Ky krim makabër ka tronditur kaq shumë Krimenë sa ka nisur një fushatë për rikthimin e dënimit kapital, pasi autori u dënua me burgim të përjetshëm./tvklan.al