Ngjarja më interesante e javës në “Love Story”
Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan është pasuar me një sërë debatesh e replikash mes vajzave të kastit, ku konkurrentet janë ndarë në grupe dhe kanë sulmuar njëra-tjetrën.
Dy të eliminuarat e kësaj jave ishin Enxhi dhe Kejsi, të cilat u shprehën të lumtura që ishin pjesë e këtij show për kaq dhe i uruan Saimirit fat në gjetjen e dashurisë së tij.
Madje Kejsi i uroi Saimirit trashëgime dhe dy fëmijë, me vajzën që do të zgjedhë nga kasti. Enxhi ka thënë se nuk e priste eliminimin por gjithsesi ky ishte vendimi i Saimirit.
Por veç kësaj, një nga ngjarjet që bëri shumë bujë gjatë kësaj jave ishte padyshim takimi në një qendrër estetike të treshës Arjana, Suela dhe Enxhëll, të cilat “sulmuan” në mënyrë indirekte binjaket, Kejdën, Xhesin dhe disa nga konkurrentet e tjera.
Vajzat kanë komentuar të gjithë situatën e krijuar nga debatet e ditëve të fundit, madje nuk kanë nguruar të imitojnë Albanën dhe Silvanën për italishten e tyre.
Suela: Të zuri ty çaji?!Si s’ka pak alkool se unë dua alkool, se kështu më kanë thënë njerëzit, që kjo është pijanece e keqe…kjo vetëm do të pijë
Enxhëll: Nuk ka sheqer kjo
Arjana: Ti je sheqer vetë, ç’e do sheqerin
Suela: S’të ngopën ato çokollatat e Saimirit ty, do akoma?
Enxhëll: Jo jo. Nuk më ngopën jo. Arjana si shkoi kjo javë?
Arjana: Kjo javë ka shkuar bukur, gjithë ditën me Suelën. Nuk më ndahet moj, më ka lënë pa lekë fare.
Suela: Po deshe! Xheloze! Është xheloze e madhe kjo
Arjana: Unë xheloze? Po ajo vajza që tha që ti ishe një nga vajzat që i hidhesh Saimirit…
Suela: Do i hidhem akoma më shumë herës tjetër. S’keni parë gjë akoma. Përveç shots-ave do pi me shishe tani. Dhe atë pjesën e mesazhit, që çfarë thonë në intervistë, pastaj thonë që shife se nuk është ashtu siç duket në të vërtetë. Mos e merr për keq Suela, Enxhëll…
Enxëll: Emra nuk kemi pse të përmendim fare. Përveçse negativitetit që na përcjellin, unë dhe Arjana që jemi më të ndjeshme i përjetojmë pak më shumë, sepse ti Suela je pak indiferente.
Suela: Mua nuk më interesojnë fare?
Arjana: Vajzat atje mundohen të na përçajnë.
Suela: Normal që jo, ç’është kjo përçarje. Pse ato do dëgjoj unë.
Enxhëll: Ato normalisht që atë do thotë se nuk kanë sinqeritet me njëra-tjetrën. Ato janë bërë së bashku, si binjaket, si Flavia, përgatitën një skenar që të më vërsuleshin mua kundër. Kisha një merak për Flavian aman, se mos harronte skenarin.
Sinqerisht, këto fjalët thëngjill i mbuluar, jo realiste, ca fjalë që nuk i kisha dëgjuar kurrë në jetë dhe shyqyr që erdha në “Love Story”, po i dëgjoj nga Kejda, nga Albana…Silvana, se jua kam harruar dhe emrat.
Kejdës i ka ardhur keq në fakt se tha Saimiri atje do vinin duart se ajo aq është. Më fal o Kejda se nuk ishte drejtpërdrejtë për ty për të të ofenduar, se ti për mendimin tim nuk duhet të ishe fare e zgjedhur për atë takim, se nuk të shkonte.
Suela: Kishte vajza të tjera plot për atë lloj takimi.
Arjana: Lëreni se u bëra xheloze prap. E patë që kishte thënë Kejda që shoqëria jonë është fake…
Suela: Që gjasmë shtiremi…
Arjana: Ne do ta themi prapë, që Saimiri të marrë atë që t’i dojë zemra dhe nëse merr ndonjërën nga ne, ne do i martojmë vetë dhe do t’i shkojmë në dasëm
Enxhëll: Me llokume! Të paktën ne nuk mblidhemi për komplote kundra vajzave të tjera, na vjen çdo gjë natyrshëm, replikojmë me ato që na bëjnë të ndihemi keq dhe na prekin emocionalisht.
Thotë Silvana dhe Albana, ka Arjana vetëbesim, pse mos të ketë vetëbesim Arjana…
Suela: Arjana ka vetëbesim thoshte ajo, por unë jam seksi
Enxhëll: Per Merin kemi shumë respekt, është shumë vajzë e mirë, është artiste me ngjyra.
Suela: Xhesi kishte thënë që kisha pirë unë për tu dukur te Saimiri…është familjare ajo
Enxhëll: Këtë që ke bërë ti Xhesi i ka bërë…
Suela: Në moshë më të re thuaj ti…Si mendon për Saimirin, do të të zgjedhi këtë javë?
Arjana: Për të zgjedhur nuk e di por pres një takim
Suela: U bë si Kejda kjo!
Arjana: A do bëjmë një premtim, që s’do na përçajë asnjë dhe e marrtë më e mira Saimirin?
Suela: E ndajmë njëherë unë, njëherë ti, njëherë Enxhëll…
Arjana: Jooo! E di që kanë dalë në modë këto dyshet e treshet por jo
Suela: Dyshet njëherë, pale motra
Enxhëll: Pale binjake…/tvklan.al