Ngjarja më interesante e javës në “Love Story”


Ngjarja më interesante e javës në “Love Story”

18:11 26/12/2020

Kjo javë e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan ka qenë e mbushur me ngjarje dhe surpriza, duke nisur nga takimet romantike të Saimirit me vajzat, eliminimi dhe debati me Vivienin, si dhe intervistat e konkurrenteve të tjera.

Një ngjarje që padyshim ka qenë shumë interesante këtë javë, është takimi i Flavias, Suelës dhe Enxhëllit, të cilat festuan bashkë Krishtlindjen dhe i kërkuan falje njëra-tjetrës për debatet e javëve të mëparshme.

Suela, Flavia dhe Enxhëll kanë dhënë edhe nga një intervistë për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, ku kanë treguar për përjetimet e tyre në këtë Krishtlindje.

Suela: Duke qenë se ndodhemi në Krishtlindje, këto ditë kemi pasur ca debate dhe kemi përcjellë pak negativitet, mendoj që është koha që të kërkojmë falje, të jemi më pozitive me njëra-tjetrën.

Enxhëll: Flavia unë ty të kërkoj shumë ndjesë sepse realisht të kam pasur shumë qejf që në fillim se je shumë e ëmbël dhe gjithmonë më ke falur shumë pozitivitet.

Flavia: Edhe unë realisht ju kam shumë xhan pavarësisht se janë gjëra që ndodhin dhe nuk mund t’i shmangim dot. Por e rëndësishme është që në fund të fundit ne kuptohemi dhe këtë Krishtlindje të japim vetëm pozitivitet, dashuri mes njëra-tjetrës./tvklan.al






Të ngjashme