Ngjarja në Lezhë, Tahiri: Autori do marri atë që meriton


Ngjarja në Lezhë, Tahiri: Autori do marri atë që meriton

11:39 22/12/2016

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë të ditur se efektivi i policisë, Nikolin Gjergji ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Teksa i uroi atij shërim të shpejtë, Tahiri përgëzoi punën e forcave të policisë për arrestimin e autorit, 20 – vjeçarit Aldi Lleshaj.

Ministri tha se ai mori dhe do të marrë atë që meriton, dënimin më të ashpër ligjor.

“Nikolin Gjergji u plagos me armë në krye në detyrës, fatmirësisht pa rrezik për jetën. I uroj shërim të shpejtë. Jemi të gjithë me të dhe familjen e tij. 

Urime kolegëve të tij për arrestimin e autorit. Mori e do marri atë që meriton, dënimin me të ashpër ligjor”,

shkruajti Ministri Tahiri./tvklan.al






Të ngjashme