Ngjarje e rëndë në Bruksel
Një person i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri arme në një restorant në qendër të Brukselit në Belgjikë. Autori më pas u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Nuk ka raportime për persona të lënduar.
Një dëshmitar i tha policisë se autori i dyshuar ka qenë i armatosur me kallashnikov. Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij, në mënyrë që të zbardhen motivet. Hetuesit konstatuan në vendngjarje tre vrima të plumbave në dritaren e restorantit.
/tvklan.al