Ngjarje makabre, i riu vret 9 persona

Takahiro Shiraishi /AUTORI I KRIMIT

Ngjarje makabre, i riu vret 9 persona

11:13 01/11/2017

Një burrë ka pranuar se ka vrarë 9 persona, duke u justifikuar me faktin se kanë qenë viktimat ata që kanë dashur të vdisnin dhe ai i ka ndihmuar.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje makabre ka kontaktuar me viktimat në Twitter me pretendimin se 'ata donin të  kryenin vetëvrasje'.

Sipas policisë mësohet se autori Takahiro Shiraishi, 27 vjeç, i ka joshur viktimat në banesën e tij dhe më pas iu ka bërë “ofertën” për t’i vrarë.

 

Policia në Tokio, Japoni, zbuloi trupat e vrarë në apartamentin e Shiraishit, ndërsa trupi i një femre 23- vjeçare rezulton i zhdukur.

Trupat ishin therur dhe policia ka gjetur rreth 240 kocka në banesën e tij. Shiraishi u tha oficerëve: 'Unë nuk mund të hidhja apo t’i fshihja, pasi kisha frikë se mos arrestohesha.

Ai tha se i kishte copëtuar trupat e viktimave në banjë duke përdorur një sharrë, e cila është sekuestruar nga policia

Zhdukja e personave filloi në Gusht dhe policia nisi menjëherë hetimet.

/tvklan.al






Të ngjashme