Ngjarjet e fundit në Kosovë, Prishtinë ( 4 Tetor 1999)
Sërish tensione në Fushë-Kosovë. Manifestuesit shqiptarë të cilët që prej të shtunës kanë bllokuar rrugën pranë qytezës të Fushë Kosovës afër Prishtinës, të dielën në mbrëmje kanë bllokuar edhe hekurudhën. Shqiptarët kërkojnë që forcat e KFOR-it të heqin barrikadat që një grup civilësh serbë kanë ngritur gjatë të njëjtës rrugë dhe të njëjtën zonë për të protestuar kundër atentatit të ndodhur gjatë javës së shkuar kundër tregut serb të Fushë Kosovës që shkaktoi vdekjen e 4 vetave dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve.
Bisedimet që po zhvillohen për të bindur manifestuesit e të dyja palëve për të ndalur protestat e tyre nuk kanë sjellë deri tani asnjë rezultat. Zona ku përballen barrikadat e ngritura vazhdon të jetë e rrethuar nga kontigjenti britanik të KFOR dhe nga Carabinierit italianë të njësisë së specializuar shumëkombëshe në MSU./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori