Ngjarjet e fundit në Mitrovicë (9 Gusht 1999)


Ngjarjet e fundit në Mitrovicë (9 Gusht 1999)

11:52 09/08/1999

Çeshtja e Mitrovicës prish “muajin e mjaltit” mes UÇK-së dhe trupave francezë të KFOR-it në Kosovë. Në qytetin e Mitrovicës për të tretën ditë me radhë situata vazhdon të jetë mjaft e tensionuar. Mes luftëtarëve të UÇK-së dhe trupave francezë të KFOR-it ka patur replika të ashpra përsa i përket përleshjeve të dy ditëve të shkuara.

Nga trupat amerikane është zbuluar një depo e madhe me armatime të UÇK-së. Sipas marrëveshjes Xhkeson- Thaçi luftëtarët e lirisë duhet të dorëzojnë armët brenda 90 ditëve duke filluar që nga dita e nënshkruarjes së marrëveshjes.

Luftëtarët e UÇK-së vetëm në disa raste të veçanta mund të dalin në rrugë të armatosur. Më shumë se çeshtja urgjente e rindërtimit, Komuiteti Ndërkombëtar në Kosovë ka dalë në plan të parë çeshtja Mitrovica. Në lojë kanë hyrë dhe njerëzit e UÇK-së që nuk pranojnë asnjë lloj ndarje të Kosovës apo qoftë dhe të Mitrovicës.

Kryeministri Thaçi vazhdon të këmbëngulë në një bashkëjetesë mes serbëve që nuk kanë lyer duart me gjak dhe shqiptarëve të Kosovës./tvklan.al






Të ngjashme