Ngjarjet në kufi (13 Mars 1999)


Ngjarjet në kufi (13 Mars 1999)

12:55 13/03/1999

Incidente të rënda në kufirin Verilindor. Njoftimet nga pikat kufitare të Kukësit dhe Tropojës tregojnë për një seri të re të veprimeve luftarake serbe kundër pozicioneve shqiptare. Sot rreth orës 3 të mëngjesit nga forcat jugosllave të pozicionuara në territorin e tyre në afërsi të kufirit tonë kanë qëlluar me armë në drejtim të territorit tonë kryesisht drejt pikës kufitare të Morinës.

Për fat plumbat e armëve serbe nuk kanë shkaktuar viktima. Edhe gjatë ditës së djeshme pranë pikës së Morinës, ushtarakët jugosllave kanë shtënë me armë. Nga pala shqiptare nuk ka pasur reagime. Ndërsa nga zona kufitare e Tropojës mësohet se gjatë ditës së djeshme forcat ushtarake jugosllave kanë kryer punime të ndryshme xheniere përgjatë vijës së kufirit në territorin e tyre përballë Postës sonë të Kamenicës./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme