Ngjarjet në Mitrovicë(8 Gusht 1999)
Prej dy ditësh banorët shqiptarë të Mitrovicës po kërkojnë të hyjnë në pjesën serbe të qytetit në shtëpitë e tyre me anë të protestave të fuqishme. Mes tyre dhe trupave franceze të KFOR-it janë zhvilluar përleshje të ashpra ku ka pasur dhe të plagosur lehtë nga të dy palët. Prej francezëve të NATO-s sot janë arrestuar 150 shqiptarë pjesëmarrës në përleshje. Qyteti i Mitrovicës është i ndarë në dy pjesë nëpërmjet urës së Ibrit.
Prefekti shqiptar i Mitrovicës Doktor Bajram Rexhepi kishte deklaruar se trupat francezë mbajnë përgjegjësi për ndarjen e qytetit. Nu është hera e parë që në Mitrovicë popullsia shqiptare kërkon të shkojë në shtëpit e tyre. Nuk është sqaruar ende nga komanda e KFOR-it se përse trupat francezë nuk kanë ndërhyrë në asnjë rast ndaj protestuesve serbë.
Trupat francezë nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndaluar kriminelin e njohur Ratko që qëndronte mes serbëve në Urën e Ibrit. KFOR-i ka kontrolluar shtëpinë e Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë Thaçi, Rexhep Selimi./tvklan.al