Ngjarjet në Timorin Lindor (12 Shtator 1999)


Ngjarjet në Timorin Lindor (12 Shtator 1999)

15:20 12/09/1999

Indonezia nuk pranon ndërhyrje ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Timorin Lindor. Ambasadorët e rreth 50 vendeve kanë shpenzuar 7 orë dhe nuk e kanë bindur dot përfaqësuesin indonezian në Kombet e Bashkuara.

Kofi Anan Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në debat është deklaruar se Xhakarta duhet të pranojë forcën paqeruajtëse. Reagimi më i ashpër vjen nga Ambasadori i ri i SHBA në OKB, Riçard Hollbruk. Është një gabim i indonezianëve që nuk pranojnë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve ka thënë ai. Në ish provincën portugeze, milicia proindoneziane dhe ushtarakët kanë sulmuar rreth 30 mijë timorezë.

Delegacioni i Kombeve të Bashkuara i kryesuar nga Ambasadori i Britanisë vazhdon vizitën në Timor për të bindur autoritetet indoneziane për nevojën e një force paqeruajtëse./tvklan.al






Të ngjashme