Ngjyrat e reja të Ferrarit do të jenë të pabesueshme


Ngjyrat e reja të Ferrarit do të jenë të pabesueshme

11:18 24/08/2018

Ngjyrosja e një makine është një proces jashtëzakonisht i komplikuar. Prodhuesit kanë një departament të tërë shkencor kushtuar këtij sektori duke analizuar çdo detaj rreth ngjyrave dhe cilësisë së bojës.

Te Ferrari, ekspertët kanë zhvilluar në metodë inovative të ngjyrosjes në bashkëpunim me kompaninë e famshme të bojës PPG. Më konkretisht, është zhvilluar një proces i ngjyrosjes me presion të ulët, gjë që redukton ndjeshëm gjurmët e energjisë. Ngrohja e llakut tashmë bëhet me 100 gradë Celsius, nga 150 dhe në sajë të disa teknikave të reja, boja është më e qëndrueshme ndaj lagështirës dhe amortizimit.

Gjithashtu, pjesët e karbonit mund të piqen, duke arritur uniformitetin e shkëlqyer të ngjyrave. Së fundi, teknologjia e re lejon kombinimin e 61 nuancave të ndryshme metalike, me efektin përfundimtar vizual që është magjik./tvklan.al 





Të ngjashme