Ngricë dhe dëborë në të gjithë Europën
Europa lindore dhe sidomos Ballkani po përgatiten për një vale të ftohti arktik që do të mbërrije në orët në vijim deri në Adriatik.
Fundjava e parë e vitit të ri do të sjellë dëbore dhe ngrica në të gjithë Italinë, ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi të forta ere.
Duke nisur nga republikat baltike fronti i ftohte po përparon drejt Mesdheut dhe do të përfshijë gjithë Ballkanin deri në brigjet Italianë në anën tjetër të Adriatikut. Erëra të ftohta, ngricë dhe dëborë do jetë kryefjala e ditëve në vijim.
Temperaturat pritet të shkojnë në -20 ne territoret europiane që do të preken nga kjo vale i ftohti, ndërkohë parashikohen reshje dëbore deri në kuota të ulëta.
Kurse zona nga Britania në gadishullin Iberik do të ruaje presionin e lartë dhe nuk do të preket.
Ekipe te tera emergjence janë vënë në gatishmëri për të përballuar pasojat e motit te ftohte, i cili vitet e kaluara ka shkaktuar jo vetëm probleme në qarkullimin rrugor dhe atë ajror por edhe viktima.
Tv Klan