Ngrihen postblloqe në rrugët e Tiranës (11 Nëntor 1998)
Tronditja që ka pësuar rendi gjatë ditës së djeshme në Shkodër i ka dhënë efektet e saj dhe në Tiranë. Frika e trazirave të mundshme në kryeqytet ka alarmuar Ministrinë e Rendit, nga zyra e së cilës ka dalë urdhri i gatitshmërisë. Prej dy ditësh, në hyrjet kryesore të Tiranës, janë vendosur postblloqet e policisë. Rrugët që lidhin Tiranën me pjesën veriore të vendit, ka qënë zona më e kontrolluar. Pavarësisht motit me shi, policët e kanë vijuar normalisht punën e tyre. Postblloqet në rrugët e Tiranës do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në një urdhër të dytë.
Pamje,Policia në alarm kontrolle./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili