Ngrihet një xhami në Kampingun e Pishinave (22 Maj 1999)
Kampingut të pishinave i shtohet dhe një çader e madhe e cila është më e lartë se të tjerat dhe nuk do të shërbejë për strehim por për qetësim të mjaft shpirtrave të lodhur. Xhami prej rrobe, madje dhe me kulme që ti afrohet së vërtetës. E paparë ndonjëherë të ngrihet në kampe, tashmë e domosdoshme. Me kërkesë të të ardhurve drejtuar komunitetit mysliman në Tiranë, ajo gjen prehje në vatrat kosovare. Tashmë atë që çdo kosovar e përsërit me vete çdo ditë, kthim në shtëpi, ai do të ketë mundësitë e lutjes dhe mbase nga shpeshtësia e tyre ajo do të realizohet.
Por e diela përveç se i gëzon me ngrijen e një kulti falës, për gratë një tjetër është lajmi i gëzuar. Një makinë autobot 220 litërshe bën të nxehjen e ujit. Jashtë këtyre pikave ku ka grumbullime njerëzish, të tjerët merren me punë të tjera. Shkollat me zhurmat e përditshme sot janë pushim. Vetëm qendra e rehabilitimit të vajzave vazhdon të trajtojë me mënyrën e saj edhe këtë fundjavë. Pra kjo e dielë shton një vend ku mund të qahen halle duke shprehuar që të dielat e tjera do t’i gjejnë pa to./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti