Ngrihet rrjeti i blogerave për promovimin e turizmit
Në funksion të promovimit të Shqipërisë turistike publike, Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit prezantoi një nismë e cila përfshin gjithë personazhet e jetës publike.
Nisma u prezantua në mbrëmjen e pagëzuar me emrin “Oda Shqiptare” mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku te ftuarit ishin 200 figura të njohura të artit, kulturës, biznesit, politikës dhe ministrat e turizmit nga vendet e rajonit të Ballkanit.
Ajo që ministri Klosi kërkoi nga ky rrjet blogerash është të shpërndajnë përmes teknologjisë, jehonën e vlerave natyrore historike e kulturore të vendit tonë në mbarë botën.
Mbrëmja u mbyll me dhënien e çmimeve të mirënjohjes për kontributin e tyre ndaj vendit, sopranos së mirënjohur Inva Mula, instrumentistit virtuoz Olen Çezari dhe Mario Dedivanovic, artistit të make –up të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tv Klan