Nicole Scherzinger tregon pse u nda nga Hamilton


Nicole Scherzinger tregon pse u nda nga Hamilton

23:43 27/11/2017

Nicole Scherzinger ka “goditur” ish të dashurin e saj Lewis Hamilton në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për  revistën “Fabulous”.

Këngëtarja  ka thënë se Hamilton ka qenë shumë egoist gjatë lidhjes së  tyre.

Ajo  ka  treguar  se Lewis Hamilton kampioni i Formula 1 nuk i kushtonte vëmendje mjaftueshëm në 7 vite që  qëndruan  së  bashku. Nicole thotë që ka  dhënë shumë nga vetja e saj, por nuk ka marrë asgjë mbrapsht.

Si gra, ne priremi ta duam personin tjetër dhe të japim gjithçka për të, por ndonjëherë personi tjetër është shumë egoist dhe mendon vetëm për veten e tij”.

Edhe  pse  nuk ka  dashur  të  dorëzohej  pas  një  kohe të gjatë  ajo hoqi  dorë  nga  kjo  marrëdhënie e pa të ardhme. Për të ndarja ka qenë shumë e  vështirë por  vendosi të ecte para.

Tani, ish  pjesëtarja e  grupit “Pussycat Dolls” është në një lidhje me yllin e tenisit Grigor Dimitrov.

“Unë nuk bie lehtë në dashuri, por kur ndodh përfshihem e tëra dhe i dedikohem asaj.”

Klan Plus






Të ngjashme