Niko Terezi flet për problemet e AMC me abonentët – (2 Shkurt 2001)


Niko Terezi flet për problemet e AMC me abonentët – (2 Shkurt 2001)

21:34 02/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bisedimi nëpërmjet telefonit celular dy ditët e fundit, ka qenë një problem për abonentët. Tarifat e larta të bisedimit kërkojnë edhe shërbim, i cili lë mjaft për të dëshiruar. Por problemi i dy ditëve të fundit është komentuar nga AMC-ja, jo si ndërrim rrjeti, por ndërprerje e energjisë elektrike në stacionet kryesore të antenave. Niko Terezi, drejtor i departamentit teknik të AMC-së thotë:

Niko Terezi:- “Problemi është se ka pasur ndërprerje të energjisë, e cila ka sjellë daljen nga puna të stacioneve të AMC-së. Në rastet kur ndërprerja e energjisë është më tepër se 8 orë, bateritë, që kanë një kohëzgjatje deri në 8 orë, nuk mund të mbështesin stacionin më me energji. Në këtë rast të gjithë abonentët e AMC-së, nuk mund të marrin sinjal për atë zonë që mbulon ky stacion. Për rrethet e tjera me përjashtim të Tiranës, situata është akoma më e rënduar”.

Ndërkohë që ndërhyrjet për ndërrimin e rrjetit telefonik celular, të vjetër me atë të ri ende vazhdojnë. Anomalitë më të mëdha janë ndjerë në funksionimin e kartave të reja Alba Kartë, për të cilat abonentët paguajnë dyfishin e çmimin për impuls./tvklan.al






Të ngjashme