Nikoll Lesi intervistë (4 Gusht 1999)
Intervistë me botuesin e Gazetës “Koha Jonë” zotin Nikoll Lesi.
Nikoll Lesi: Mendoj që ndërhyrja e Kokëdhimës është edhe një tregues i forcës së tij për të mos pyetur median që ka jetuar me paratë e saja në kohën e vështirë të Berishës. Megjithatë pa e zgjatur intervistën time për juve, që të mos ju prish sekondat që keni të planifikuara, mendoj që zoti Çela duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të mbyllë Radion 2K në frekuencën që ka ndërhyrë të Radios Klan. Ashtu siç unë nuk kam të drejtë të ndërhyj në frekuencat e Radios Top Albania, a të Radios +2, nëqoftëse e ka të rregullt, apo në kanalin e TV Shijakut, a TV Arbërisë. Janë të ndara pak a shumë. Pak a shumë nga praktika është ndarë. Kështu që kjo unë mendoj, kjo ndërhyrje është një megallomani e Kompanise 2K./tvklan.al