Nikoll Lesi vizitë në Maqedoni (8 Gusht 1999)


Nikoll Lesi vizitë në Maqedoni (8 Gusht 1999)

13:51 08/08/1999

Dje në Shkup u zhvillua një takim zyrtar mes Kryeministrit të Tajvanit Vinsent Siev i cili ndodhet në Maqedoni dhe deputetit Nikoll Lesi me cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Tajvan, ku në përbërje të saj janë dhe 18 deputetë të të gjithë aspektit politik shqiptar.

Në takimin që zgjati 1 orë në ambasadën e Tajvanit, deputeti Lesi i kërkoi Kryeministrit Tajvanez hedhjen e hapave të tjerë në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë që Kryeministri Siev i ofroi deputetit ndërmjetësimin për kontakte direkte me kabinetin e Kryeministrit Majko, çka do pasohet me hedhjen e një shume mbi 800 milion dollarë për Tiranën për infrastrukturën e vendit.

Kryeministri Siev dje firmosi me Kryeministrin e Maqedonisë Gjeorgjevski dhënien e një shume prej 200 milion dollarësh për ndërtimin e një zone të lirë në Shkup. Pas kësaj pritet që diplomacia e Tiranës të lëvizë në drejtim të Tajvanit pasi kështi vijnë milionat e dollarëve për infrastrukturën e vendit./tvklan.al






Të ngjashme