Nikolla: Ankimimet e maturantëve jofitues, të uleta


Nikolla: Ankimimet e maturantëve jofitues, të uleta

15:00 11/09/2016

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla i ka dhënë përgjigje maturantëve të ekselencës, të cilët nuk u pranuan në fazën e parë të aplikimeve në universitete.

Sipas saj numri i ankimimeve në raport me maturantët që konkurruan për të ndjekur studimet e larta është tejet i vogël, ç’ka dëshmon tha Nikolla transparencën e këtij procesi.

Fituesit e raundit të parë do të regjistrohen në 13 shtator, por Ministria e Arsimit siguroi maturantët që mbetën jashtë kësaj faze se kanë mundësi të ndjekin studimet e larta në 10 degët që kishin përzgjedhur.

Por ndryshe nga shifrat e publikuara nga Ministrja Nikolla, Partia Demokratike thotë se pranë portalit on-line të hapur prej saj kanë mbërritur 628 denoncime nga maturantë të ekselencës, që nuk u shpallën fitues në degët që konkurruan për të ndjekur studimet e larta.

Prej disa ditësh një grup maturantësh kanë nisur protestat, ndërsa opozita kërkon dorëheqjen e Ministres së Arsimit./ TV KLAN






Të ngjashme