Nimic në Shkup, dy ditë në kërkim të zgjidhjes për emrin


Nimic në Shkup, dy ditë në kërkim të zgjidhjes për emrin

12:35 31/01/2018

Ndërmjetësi për kontestin e emrit, Metju Nimic prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditëshe në Shkup për të biseduar lidhur me gjetjen e një zgjidhje dhe kompromisi për çështjen e emrit.

Ai mbërrin në Shkup pas vizitës dyditëshe në Athinë, ku pas takimeve me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kocias theksoi se është momenti dhe koha për sjelljen e vendimeve. Në këto takime është bërë fjalë për idetë që Nimic i ka dorëzuar palëve të Shkupit dhe Athinës se cilat janë propozimet e mundshme.

Nimic nuk dha afat konkret për zgjidhjen e këtij kontesti, duke vlerësuar se javët e ardhshme do të jenë vendimtare pasi që do të bisedohet dhe më pas të vlerësohet situata./INA






Të ngjashme