“Nirvana”, bashkë për një natë


“Nirvana”, bashkë për një natë

17:20 04/01/2020

Ish- anëtarët e grupit performojnë për bamirësi në Los Angeles

Ish- anëtarët e grupit nirvana ribashkohen vetëm për një natë. Dave Grohl, Krist Novoselic dhe Pat Smear do të interpretojnë sot në një koncert bamirësie në Los Angelos.

Në mbrëmjen gala “Heaven Is Rock and Roll” , ose parajsa është “rock and roll”, do të marrin pjesë dhe artistë të tjerë si Marilyn Manson.

Fillimisht ishte njoftuar se shfaqja do të ishte vetëm e grupit “Nirvana” me titull “Dave Grohl & Friends”, por më pas u bë publike edhe pjësmarrja e artistëve të tjerë.

“Nirvana” si emër në muzikë është  i lidhur ngushtësisht me Kurt Cobain, artisti që u nda nga jeta në prill të vitit 1994.

Por grupi vijon të mbetet i dashur për publikun edhe sot për të rikujtuar hitet dhe këngët e ngelura në memorien e fansave.

Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të shkojnë për personat që kanë probleme emocionale.

Tv Klan






Të ngjashme