Nis aksioni i prishjes së kioskave në Elbasan (06 Janar 1999)
E hëna është shënuar si afati i fundit edhe për kioskat e Elbasanit. Sipas kreut të Policisë Ndërtimore të Elbasanit, Robert Rrapo, sëpata do të bjerë mbi 50 kioska të cilat do të hiqen prej vendeve të tyre për shtatë ditë.
Ndërkohë sipas burimeve zyrtare numuri i bareve apo kinkalerive pa leje në këtë qytet është shënuar në 5740. Ndërkohë që kryeqyteti ka filluar që përpara Vitit te Ri me heqjen e kioskave, në Elbasan sipas zyrtarëve momentalisht nuk disponohen mjetet e posaçme për të prishur apo hequr kioskat, kryesisht ato me mur./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe