Nis aksioni i prishjes së Kioskave në Lezhë (14 Shkurt 1999)
Lezha pastrohet nga kioskat në prag të 550 vjetorit të Besëlidhjes Kombëtare. Policia Ndërtimore e Lezhës e mbështetur nga Forcat e Rendit ka hequr deri tani 17 kioska rreth Memorialit të Skënderbeut.
Këto kioska jo vetëm që kishin ndotur ambientin por dhe kishin penguar investimet për rikonstruksionin e kësaj qendre historike në të cilin 10 vitet e fundit nuk ka shkelur asnjë turist i huaj. Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në Lezhë do të vijojë dhe me prishjen e 456 kioskave përreth shëtitores./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame