Nis aksioni për prishjen e kioskave në qytetin e Elbasanit (9 Prill 2001)


Nis aksioni për prishjen e kioskave në qytetin e Elbasanit (9 Prill 2001)

15:38 09/04/2001

Brenda muaji prill në Elbasan janë planifikuar të prishen të gjitha kioskat e mbetura. Prefektura Elbasan numëron mbi 14 ndërtime pa leje. Duket si e pamundur që ky aksion për spastrim të përfundojë për më pak se 25 ditë. Më emergjente në këtë qytet duket se janë 114 ndërtime. Në fazën e parë këtu u prishën mbi 40 të tilla, të gjendura në bulevardin qëndror dhe rreth qendrës së qytetit.Një pjesë e pronarëve të këtyre ndërtimeve të mbetura kanë filluar t’i heqin vetë pajisjet, ndërsa për më indiferentët kanë vepruar rruspat e ardhura nga Tirana./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme