Nis aktivitetin tregtar hidrocentrali i Moglicës
Rama: Ky është shembulli se si jemi sjellë me kompanitë e huaja
Ka nisur aktivitetin tregtar të shitjes së energjisë hidrocentrali i Moglicës, vepra më e madhe e projektit hidroenergjitik të kaskadës së Devollit.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka vizituar këtë vepër për t’u njohur me procesin tregtar të HEC-it të Moglicës dhe investimeve të bëra nga kompania norvegjeze.
Ai mori si shembull mënyrën se si shteti shqiptar është sjellë me këtë kompani për të treguar klimën që të shoqëritë e huaja gjejnë në Shqipëri.
Kryeministri ka premtuar se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, duke fuqizuar kështu sistemin energjitik të vendit.
Moglica është hidrocentrali më i madh i kaskadës së Devollit, i cili ka një digë të lartë në 167 metra, më të lartat në botë sa i takon këtij lloji.
Tv Klan