Nis aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit
Prej kësaj të mërkure nisi zyrtarisht aplikimi i tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Taksa aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes dhe synimi i vendosjes së saj tarife është mirëmbajtja e këtij aksi rrugor.
Nuk munguan protestat në këtë ditë të parë të aplikimit. Rreth 150 mjete të transportit të mallrave të bizneseve thanë se kjo është një kosto më shumë për ta. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu thotë se tarifa u vendos pa u konsultuar me grupet e interesit në këtë qark.
Një motor që kalon në Rrugën e Kombit tashmë paguan 2.5 Euro, një veturë 5 Euro, autobusët dhe kamionçinat 11.2 Euro, një kamion i mesëm 16.2 Euro dhe një kamion i rëndë 22.5 Euro. Të përjashtuar nga tarifa janë patrullat e Policisë Rrugore, shërbimet zjarrfikëse dhe auto ambulancat.
Tv Klan